Ulen shifrat/ 493 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat sa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë, nga 2993 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki

141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

SITUATA NË SPITALE

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

VIKTIMA

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç.

Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore        493
Të shëruar në 24 orë     557
Të shtruar në spitale      327
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2993

Testime totale            551,307
Raste pozitive             124,134
Raste të shëruara        89,456
Raste Aktive                 32,468
Humbje jete                  2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22205
Fier      2641
Durrës    1365
Vlorë     1231
Shkodër   1236
Gjirokastër  1284
Korçë     797
Lezhë     497
Elbasan  405
Kukës     369
Dibër    327
Berat     111