Neritan Liçaj krah PD: T'ia përplasim votën si shkelm fytyrës çitjanes me çizme të hartuar dhe Lalit me gjuhë nëpërkë

Në çeljen e fushatës së PD-së ishte edhe aktori Nerita Liçaj i cili mbajti një fjalim në podiumin e ngritur në sheshin “Nënë Tereza”

“Ne nuk jemi dembelë dhe as zdromca, por bijtë e shqipes që do fluturojmë lart e do i përplasim votën si shkelm fytyrës çitjanes me çizme të harnuar fushate tredimensionale dhe Lalit me gjuhë nëpërke që nuk na gjunjëzojnë dot e nuk na mposhtin dot. Sot festojmë ringjalljen e shpirtit të shqiptarit.

O pjellë bastarde e paraardhësve tuaj.  Ju shembët tempjut e njeriut teatrot , tempujt e lindjes.

E shqyet Tiranën dhe Shqipërinë dhe pretendoni të vazhdoni të që keni nisur? Asgjë nuk keni nisur.
Do e nisim ne qytetarët që refuzojmë të themi: Ne nuk bëhemi! Jo ne do të bëhemi. Do ju përplasim votën ku e meritoni. Nuk duam që ky qiell të ngjyhet nga ngjyra e  uthullës të pisët të rilindjes.