Rama e nis me sulm fushatën: Dy kartolina të ndryshme, PD dasmë me makina, por dhëndri vonohet

Nga sheshi Skënderbej, ku u hap fushata e PS-së, kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke sulmua kampin kundërshtar.

Rama tha se nisja e fushatës ishte një kartolinë  me të dyja palëve, ku shtoi se hapja e fushatës së PS-së respekton rregullat anti-covid, ndërsa ajo e PD-së jo.

Rama: Sot zyrtarisht nis fushata dhe së bashku për të respektuar këtë moment ku demokracia na imponon q ëta dalim para popullit themi se çfarë kemi bërë dhe atë që besojmë se do të bëjmë. Në një moment të tillë kur shkon te njerëzit dhe je me njerëzit, e së bashku me ta ndan energjinë e madhe të kësaj ndeshjeje, ne jemi të çuditshëm sepse e tillë është koha. Shpresoj që të bëjmë një fushatë ku fjala vlen më shumë se sa gjuajtja e saj dhe njerëzve t'u jepet mundësia që në qetësi tu jepet mundësia që të dëgjojnë.

Sot u kemi vënë njerëzve dy kartolina. Dhe mjafton që t'i shohësh këto kartolina mes hendekut të madh që na ndaj ne dhe ata, në mënyrën tonë të të qenit, si dhe me njerëzit e shtetin. Këtu ka respekt për ligjin e rregullat, ndërsa atje nuk ka respekt për ligjin dhe për rregullat. Kjo është fytyra e fushatës tonë. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare dhe familjare, ndërsa atje sundon papërgjegjshmëria. Ata erdhën me makina dhe dasmorë me një dhëndër që vonohet 1 orë.