Rama: U bë vatër infeksioni, PD sot përçoi mesazhin e vdekjes te të gjithë ata që e ndoqën
Nga sheshi Skënderbej, kryeministri Rama u shpreh se edhe hapja e fushatës së PS-së u vonua pak minuta për shkak të PD-së pasi ndryshuan orarin e aktivitetit të tyre.
Rama shtoi se PD dha mesazhin se nuk pyet për jetët e njerëzve duke i mbledhur në shesh.
Rama: Edhe sot ne jemi vonuar për shkak të tyren që kanë vonuar gjithçka në Shqipëri. Ata kanë ndryshuar disa herë orarin. Ne u vonuam disa minuta, por për ne janë të vlefshme sepse nuk ka kohë për pushim, këtu ka shije për të qenë së bashku me gjithë shqiptarët. Janë rreth 20 mijë persona që janë përmes Facebook, duke parë njerëz të mbledhur me kujdes dhe distanca, ndërsa nga ana tjetër shohim diçka që nuk e di se si mund të ndodhë, kur sot në Evropë shumë vende janë të mbyllura.
Këtu janë dy botë dhe ndërkohë që fushata për ne është një sfidë, por sfida e sfidave është firoja mbi armikun e padukshëm. Të tjera vijnë pas kësaj. Prandaj nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Nuk mund t'i thërrasim njerëzit për t'i vënë në rrezik dhe të çojmë mesazhin e gabuar tek ata që na shohin se ata që janë më lart mund të sillen si të dojë me ligjin dhe shtetin, aq sa nuk do t'ia dijë edhe kur bëhet fjalë për luftën mes jetës e vdekjes, duke përçuar mesazhin e vdekjes te të gjithë ata që e shohin.