Fjalimi që nuk duhet humbur i Flutura Açkës: S'ju tradhëtoj kurrë! Me mua lufton dhe tim bir në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë
Kandidatja për deputete e PD-së në Elbasan, shkrimtarja Flutura Açka tregoi se pse ju bashkua PD në këtë mision.
Açka tha se alternativa e këtyre zgjedhjeve është ose të ndreqim demokracinë tonë ose të shkojmë në diktaturë.
Në çeljen e fushatë Açka firmosi dhe një marrëveshje publike njerëzore dhe i kujtoi kundërshtarit të tij politik se përballë nuk ka një njeri por dy qënie të drejta luftareka edhe pa kompromis.
Flutura Açka: Nuk ishte e lehtë ti përgjigjesha ftesës së PD-së për tiu bashkuar këtij aksioni të madh që po nisim sonte. Nuk ishte hezitim, por përgjegjësi për të thënë Po.
Nuk ishte hezitim por përgjegjësi për të thënë Po. Mu deshën vite të mendoja e pak caste të mendoja. Sepse të thuash “Jo” në kohë si e jona nuk bën gjë tjetër vetëm se pohon postulatin e Dantes se vendin e ke në ferr nëse hesht në kohë të turbullta.
Unë vendosa të mos isha indiferente në kohë kaq të turbullta.
Ne kemi përgjegjësinë tua bëjmë Shqipërinë joshëse, e kësaj iadalim vetëm duke ndrequr demokracinë.
Ose ndreçe demokracinë ose shko në diktaturë. Kjo është alternativa e këtyre zgjedhjeve.
Vetëm kështu mund ta çlirojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, kullave, baronët e gazit lotsjellës dhe ata që shembjen teatrot. Vetëm kështu do sjellim demokracinë e vërtetë.
Të fillojmë të ndreqim demokracinë që sonte. Këtë s’e bëjmë dot vetëm por me këtë armatë njerëzish me plot ëndrra, qofshin demokratë apo qytetarë të thjeshtë pa parti që na ndjekin e presin që të mos e kthejmë përkushtimin e tyre si mish për top për karriget parlamentare, as ti tradhëtojmë të nesërmen e zgjimit në hodhin e pushtetit.
Unë personalisht nuk do ta bëj kurrë. Sa herë të zgjohem në mëngjes e të zgjedh çfarë të vesh në garderobën time, shpesh firmato të kujtohem sa shqiptarë mbahen me rrobat e tregut rom e I zë gjumi nën erën e naftalinës.
Sa herë të më shtrohet një darkë e bollshme nën shandan të kujtohem për qindra qytetarë që ngrysen ende me kaçamak sonte.
Sa herë të krekosem nëpër ekrane për të dhënë mend të kujtohem për fëmijët që zënë punë fare fëmijë se nuk kanë mundësi të shkollohen.
Sa herë që ngjitem në avionin në emër të Shqipërisë që mëton të bëhet Europiane të kujtohem për ata që ngjisin avionin e fundit për ta braktisur përfundimisht Shqipërinë. Ata unë nuk do I tradhëtoj kurrë.
Ky nuk është premtim por detyrim. Kjo nuk është retorikë populiste por marrëveshje publike njerëzore. Unë do të ndjej turp të jem e pasur në një vend të varfër.
Unë jam një grua e lirë ndër ata që kanë shkruar reportazhet e demokracisë, 29 vjet më pas jam po në atë front. Nuk jam thjesht një grua që varavitet mes shkrimit dhe politikës. Tek unë luftojnë dy njerëz që jetojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Euoropë është pjesë e betejës time.
Ndaj kundërshtarit tim do I duhet të përballet me dy qënie të drejta luftareka edhe pa kompromis. Në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare.