Challandes: Progresi është objektivi i Kosovës

Kosova do ta nisë me një miqësore fillimisht përgatijen për eliminatoret e Botërorit dhe më pas do të ketë dy sfida zjarri ndaj Suedisë dhe menjëherë favoritëve të Spanjës. Trajneri Bernard Challandes kërkoi që vëmendja të jetë në fushë dhe te progresi I skuadrës dhe askush nuk duhet të mendojë për shanset e kualifikimit.

Nëse ju them që do të shkojmë në Katar, ju do të qeshni, por nëse ju them që nuk kemi shanse, atëherë unë jam një trajner i keq. Ndaj më mirë të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, me synimin për të bërë sa më mirë. Unë jam këtu për të përmirësuar lojën e skuadrës dhe për të bërë progres. Ky është qëllimi im dhe për këtë punoj, pasi vetëm më vonë mund të arrijmë edhe rezultate konkrete. Kemi pasur periudha të mira, por më pas kemi pasur edhe rënie, ndaj duhet të shohim përpara dhe të bëjmë progres.”

I pyetur për përjashtimin e portierit Muriç nga grumbullimi, që siç përflitet ka patur një sherr me Zhegrovën, trajneri i Dardanëve u tregua shumë i matur.

Po të jepja informacione të detajuara do të ishte mungesë respekti ndaj lojtarit. Mund të them Lajmi për një sherr mes të dyve është totalisht i rremë. Sa i përket pjesës tjetër, ne kemi marrë një vendim që e kemi publikuar dhe ajo është një çështje e mbyllur. Bëhet fjalë për një çështje disiplinore.

Trajneri zviceran më pas bëri dhe një rezume të situates së skuadrës, ku vuri theksin te mungesa e një kolone si Amir Rrahmani.

Është e pamundur që ai të luajë në ndeshjen e nesërme me Lituaninë, edhe me Suedinë nuk besoj, Shpresoj shumë që ta kemi të paktën në ndeshjen e tretë ndaj Spanjës, por do të jetë e vështirë që t’ia dalë të rikuperohet në kohë. Sa për Suedinë, janë një ekip shumë I fortë që edhe nëse nuk do të kishin Ibrahimoviç mbeten sërish të fortë. Nuk mund të mendojmë vetëm për të, pasi ata kanë edhe lojtarë si Berg, Forsberg apo Kulusevski, ndaj ne duhet të mendojmë ta përballojmë Suedinë si ekip, jo Ibrën si individ”, përfundoi trajneri I Dardanëve.