Panik te Atletico, sulmuesit i bie të fikët në fushë

Momente frike në radhët e lojtarëve që po stërviten me skuadrën. Teksa në Majadahonda, lojtarët po punonin normalisht nën urdhrat e Simeones, një ditë pas fitores me Alaves, një prej lojtarëve u rrëzua në fushë pasi humbi ndjenjat.

Bëhet fjalë për Moussa Dembele I cili nuk po angazhohet me ndeshjet e kombëtares dhe që menjëherë u mor në dorë nga mjekët e klubit, teksa frika mes lojtarëve të tjerë ishte e madhe. Vetëm pak minuta ishte paniku në fushën stërvitore pasi lojtari francez u ngrit vet në këmbë për të shkuar te Ambulanca dhe sipas klubit, lojtari ka patur luhatje tensioni.

Gjithashtu mësohet se Dembele nuk zbriti më në fushë për t’u stërvitur dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët të cilët siguruan se parametrat jetësorë të lojtarit janë absolutisht normale.