Dyshohet se mjekoi në mënyrë të pakujdesshme pacientin, procedohet mjeku në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2021, 09:47
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht mjekun M.M, 51 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi shtetasja L.B ka bërë kallëzim.
Sipas njoftimit të policisë, u procedua penalisht mjeku M.M, 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës) pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.