Shembet rruga në Liqenin e Thatë, Bashkia nuk reagon për të pastruar dhe rehabilituar aksin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 18:05
Kjo është rruga Xhebrahimi në Sauk të Vjetër ose siç njihet ndryshe si kurora e Saukut. Prej gati një jave në zonë ka patur rrëshqitje dherash duke bllokuar rrugën.
Të gjitha automjetet që kalojnë në këtë aks për shkak të bllokimit të rrugës detyrohen që të kthehen pas.
Edhe pse është e asfaltuar, punimet pa cilësi kanë bërë që rruga të shembet.
Nga ana e bashkisë nuk ka asnjë tabelë informuese si paralajmërim për banorët që rruga është e bllokuar.
Me zënien e kësaj korsie kanë mbetur të izoluar dy fshatra, Picar dhe Mjull-Bathore, duke i detyruar banorët që të devijojnë rrugën.