Dialogu Kosovë-Serbi, Tahiri-Ramës: Një herë që ndërhyre do ndryshoje kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë dhe ish ministre në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron ku ndër të tjera u shpreh se nuk do të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi pasi është palë.
Sipas Tahirit, e cila i ka dedikuar një postim në Facebook, Rama edhe një herë që tentoi ta bënte bëri një gabim historik duke tentuar ndryshimin e kufijve.
Edita Tahiri: Degjova se Edi Rama e paska permend dialogun Kosove-Serbi ne nje kontekst ndermjetesimi. Eshte mire qe kurr mos ta permend ma sepse njehere kur nderhyri beri gabim historik duke tentuar qe ti ndryshoj kufijte e Kosoves ne favor te Serbise e skenareve serbomedha te Vuciqit e Millosheviqit!

Lexo edhe: “Jam palë në dialogun Kosovë-Serbi”, Vasili: Ta “falenderojmë” Ramën për sinqeritetin anti-kombëtar