Mbeten në burg vëllezërit Doçaj, masa e sigurisë iu komunikua në Spitalin e Traumës

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lërë në masën e sigurisë "arrest me burg" dy vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçaj.

Masa e sigurisë ju komunikua të dyve në ambjentet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe po marrin trajtim pas plagosjes me armë zjarri, njëri në krah e tjetri në këmbë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës, 20 mars, në fshatin Bardhaj.

Dy vëllezërit akuzohen për vrasje me paramendin e mbetur në tentativë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Sakaq vijon të mbetet në arrati autori i dyshuar për plagosjen e tyre, Besim Përkola.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikt banal.

Referuar dosjes së prokurorisë, në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja te kalibrit 9 mm, po ashtu rreth 50 metra nga automjeti i dy vëllezërve, pranë banesës së Agron Përkolës, babait të Besimit, u gjetën 9 gëzhoja të tjera të kalibrit 7 mm.

Vëllezërit Doçaj kanë mohuar të kenë qëlluar me armë në drejtim të Besim Përkolës.

Lexo edhe: Misteri i “luftës” në Shkodër, dëshmitë në prokurori të familjarëve: Nuk e kemi parë konfliktin