Makinat e aksidentura mbushin rrugën përballë Drejtorisë së Rrugores, ankohen qytetarët
Prej disa ditësh më shumë se 10 makina të cilat janë të përfshira në aksidente rrugore qëndrojnë përballë Drejtorisë Rrugore të Policisë.
Shumë prej tyrë janë të shkatërruara plotësisht.
Qytetarët shprehen te irritur dhë kërkojnë zhvendosjen e tyre sa më parë.
"Bllokojnë rrugën, me zor kalojmë, me zor hyjmë dhe dalim."
"Jemi mësuar."
"Nuk ka vende të tjera që i lënë këtu? Ka vende sa të duash por kush po pyet më!"
"Pse nuk i heqin, pse bllokojnë rrugën?"
"Shteti duhet të bërë dorë mbi to, jo ti lënë këtu në mes të rrugës."
Burime brenda Policisë Rrugore bëjnë me dije se këto makina qëndrojnë aty me urdhër të Prokurorisë, pasi çështja e tyre është ende nën hetim.
Ndërkohë brenda ambjenteve të Drejtorisë të Policisë Rrugore hapësirat janë të kufizuara.
E njëjta situatë paraqitet edhe në disa prej komisariateve të kryeqytetit.
Shpesh herë këto makina janë bërë pre e hajdutëve, të cilët të kanë përfituar për të vjedhë pjesë makinash, të cilat më pas i shesin në treg të zi.