Basha bisedon me Weber, PPE: Standarde në 25 prill
Edhe pse kryeministri Edi Rama e konsideroi ndërhyrje në fushatë bashkëbisedimin mes Lulzim Bashës dhe komisionerit për inovacionin, kryetari i PD ka zhvilluar këtë të mërkurë një tjetër diskutim online me kryetarin e grupit te Partisë Popullore Evropiane PPE Manfred Weber .
Ai u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe integritetin në bashkimin europian .
"Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecje në vend numëro në procesin e integrimit evropian dhe duan ndryshim, por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do ët vijë kur Shqipëria të bëjë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite vendi nuk ka bërë progres, por madje ka shënuar hapa mbrapa ss i përket nivelit të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor," tha Basha.
Nga ana e tij Manfred Weber u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore dhe më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës. sipas tij zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.