Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj del para vetingut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 13:43
Elisabeta Imeraj drejtuese e komanduar e Prokurorisë së Tiranës, doli sot para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
KPK ka kryer hetim për Imerajn në të tre shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.
Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklatuar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë saj.