Plagoset 27-vjeçari në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës
Edi Beka është minatori i radhës, i cili është aksidentuar në një minierë në Buqlizë.
Aksidenti në punë ka ndodhur paraditen e së mërkurës, teksa burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se disa gurë i kanë rënë Rekës në pjesë të trupit, teksa po tërhiqej një masiv shkëmbor.
27-vjeçari që punonte si fadromist nëntoke, është nxjerrë nga minatorët e tjerë, ndërsa ndihma e parë mjekësore i është dhënë në Spitalin e Bulqizës.
Lexo edhe: Tjetër aksident nëntokë, plagoset minatori 47-vjeçar në minierën e Bulqizës
Për shkak të plagëve të marra, Edi Beka është transpotuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ky është aksidenti i 4 i këtij viti në minierat e Bulqizës, ndërsa është shënuar edhe 1 viktimë.
Të paktën 5 minatorë kanë humbur jetën përgjatë vitit 2020 në miniera, ndërsa në 5 vitet e fundit llogariten 30 minatorë të vdekur në vendin e punës në qytetin verior.