Sondazhi/ Krasniqi: Zgjedhjet të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë? Këto janë të 10-at, do ketë 11,12,13...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2021, 21:25
81.2% e qytetarëve të pyetur nga "Noto Sondaggi" mendojnë se zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Shifër kjo që pëson një rritje të vogël krahasuar me sondazhin e një muaji më parë.
Por për analistin Afrim Krasniqi, zgjedhjet janë të rëndësishme për partitë që duan të mbajnë pushtetin ose duan të marrin pushtetin.
Krasniqi: “Partitë e mëdha kanë pritshmëri të lartë. Dhe kjo lidhet edhe me pushtetin. Njëra palë nga nevoja për mandate të tretë dhe pala tjetër për të rimarrë pushtetin. Është më shumë shprehje militantësh se sa shprehje të moderuara ose profesionale. Të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë? Këto janë të dhjetat. Do të ketë 11, 12, 13… Partitë e konsiderojnë të rëndësishme".
