"Ndërhyrja në fushatë"/ Kashahu: Retorika e Ramës nuk i përshtatet një vendi aspirant si Shqipëria për në BE
Në një intervistë për Ora News, juristi Arben Kashahu u shpreh se takimi i kreut të opozitës me rektorë dhe me komisioneren evropiane ishte një takim në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
Ai tha se u tregua se platforma e arsimit e PD-së është e zbatueshme ne institucionet e BE-së dhe partnerët evropianë kanë interes për ta bërë realitet këtë paketë.
Kashahu: Kryetari Basha zhvilloi një takim sot me një panel të nderuar të disa universiteteve evropiane dhe komisioneren për zhvillimin dhe inovacionit. Qëllimi ishte prezantimi e këta aktorët që mund të sjellin zhvillimin e këtij programi në të ardhmen me universitetet më prestigjioze evropiane. Komisionerja e bëri shumë të qartë rëndësia që BE i kushton këtij sektori dhe foli për gjithë potencialin që Ballkani Perëndimor dhe që nuk shfrytëzohet nga vendi ynë. Po ashtu rektorët e universiteteve shpalosën vizionet e tyre se si mund të jetë bashkëpunimi me vendin tonë dhe sa potencial ofrojmë në si vend.
Kjo platformë e jona përputhet me partnerët dhe interesat perëndimore. Arsimi ëhstë një nga shtyllat kryesore për shtyrjen e vendit drejt BE-së dhe në raport me zhvillimin ekonomik e inovacionin. Sot u tregua se platforma jonë e arsimit është e zbatueshme ne institucionet e BE-së dhe partnerët evropianë kanë interes për ta bërë realitet këtë paketë. Në këtë rast mund të ketë binjakëzim universitetesh për të jetësuar pjesë të caktuara të këtij programi. Sot në këtë konferencë se një nga kërkesat e tregut shqiptar ëhstë profesionalizmi i punonjësve në industrinë e turizmit.
Kashahhu shtoi se retorika e Ramës nuk i përshtatet një vendi aspirant si Shqipëria me Komisionin Evropian kur je në këtë derexhe lidhur me integrimin.
Kashahu: Basha ka për detyrë që të ketë kontakte me komisionerët dhe kryeministra në BE. Kjo është një retorikë e Ramës nuk i përshtatet një vendi aspirant si Shqipëria me Komisionin Evropian kur je në këtë derexhe lidhur me integrimin. Ai drejtohet kështu për të tërhequr vëmendjen nga problematikat e përditshme. PD-ja do ta bëjë pas zgjedhje së bashku më komisioneren këtë program. Programin për arsimin e kemi prezantuar atëherë kur erdhi koha dhe bëri një demonstrim.