KAS pranon ankimimin, PD në garën e 25 prillit me 222 emra

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), rrëzoi sot vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153.

Pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se 3 orë e me disa ndërprerje, shfuqizoi aktin e Ilirjan Celibashi dhe vendosi që emrat e paraqitur nga kreu i PD-se do të rikthehen në garë.

"Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelimit konfirmoi qendrimin e drejtē të Partisë Demokratike pēr listën e përfaqësimit në zgjedhjet politike të 25 Prillit.

Si gjithmonë, ne jemi në anën e ligjit dhe vendosim të parin interesin publik, përfaqësimin sa më të plotë dhe dinjitoz të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Tani, koalicioni ynë po konkuron në potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programatik. Por përfaqësimi i koalicionit PD në zgjedhjet e 25 Prillit me listat e plota është vetëm beteja e parë e fituar.

Beteja më e madhe është ajo e ditës së zgjedhjeve, 25 Prill" u shpreh përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso, pas vendimit.

Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve."

https://youtu.be/ZnVkVOYv4I0