"Me cilët kriminelë erdha në Elbasan?", Berisha i përgjigjet Ramës me video: Ke marrë fund!

Pak orë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ish kryeministri Sali Berisha, përmes një videoje të publikuar në Facebook-un e tij, i rikthehet edhe një herë përplasjeve të Ditës së Verës.

Teksa citon personat e përfshirë në ngjarje, që sipas PD janë elementë kriminalë, Berisha shprehet se, krimi është shpresa e vetme për kreun e qeverisë.

"Për kreun e Meduzës, krimi dhe lidhjet e tij me të janë shpresa e vetme! Por ka marrë fund!", shkruan Berisha.

Lexo edhe: FOTO-EMRA/ Bardhi: Ja “të fortët” e Ramës që prishën festën në Elbasan

Pas ngjarjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një video ku tregohej, sipas tij, elementët kriminalë, mbështetës të PS, që ishin përfshirë në përplasjen fizike me simpatizantë demokratë, video e cila u quajt montazh nga kryeministri Rama.

Lexo edhe: Rama akuza Bashës për dhunën në Elbasan: Shfaqesh si provokator dhe pastaj bën viktimën me montazhe skuthash