Në gjunjë, me baltë dhe i mbërthyer nga forcat RENEA, ja momenti i arrestimit të 37-vjeçarit në Nikël

Ora News siguron pamje nga momenti kur forcat speciale RENEA neutralizuan 37-vjeçarin Albert Zaja, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasditen e sotme në zonën e Nikës në Fushë Krujë, ndërsa në momentin e aksionit të policisë Zaja ka bërë edhe rezistencë.

Në momentin kur ka vënë re praninë e policisë përreth banesës ku qëndronte ai ka tentuar të largohet por pa sukses.

Sipas policisë, në momentin e ndalimit atij i është gjetur edhe një armë tip pistoletë.

Lexo edhe: Arrestimi i Albert Zajës, policia jep detaje: Tentoi të fshehë në baltë pistoletën dhe të arratisej

Ndërkohë për vrasjen e Kastratit janë ende në kërkim shtetasit Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Momenti i arrestimit

Të katër personat dyshohet se janë paguar nga individë të tjerë në Fier, me qëllim ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit.

Të katër persona kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati.

Ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar në dalje të Fierit me një makinë tjetër, në pritje për të ardhur me shpejtësi dy njerëzit që kanë qëlluar mbi Kastratin.

Ky i fundit është qëlluar nga një distancë e afërt dhe sipas burimeve të policisë, njerëzit që kanë hapur zjar, janë Elson Xheçuka nga Kamza dhe Albert Zaja nga Fushë-Kruja.

Lexo edhe: I akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, arrestohet 37-vjeçari në Nikël. Mbante pistoletë me plumbin në gojë

Albert Zaja