FOTO/ Aksident në Tiranë, makina përplasjet me ndarësen dhe përfundon me goma përpjetë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin "Pallati me Shigjeta - TEG", pranë Komunës së Parisit, ku një automjet pasi ka goditur ndarëset e autostradës, ka përfunduar me goma përpjetë.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa aksidenti krijoi edhje trafik në këtë aks rrugor.

Fotot janë shkrepur nga fotoreporteri i LSA, ndërsa nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar apo jo.