Bardhi: Rama konfirmoi se zgjedhjet janë për Lucën e mercenarin e tij politik Balla

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit që bëri më herët kryeministri Rama me ekipin e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se Rama konfirmoi sot që këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin politik Ballën.

Bardhi thekson se PD-ja hyn në garë "me dhe për Gjergj Lucën."

Lexo edhe: “Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë?” Rama nuk resht paralelizmat me opozitën

"Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.

Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.

Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t'i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.

Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.

Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit."

Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin...

Posted by Gazment Bardhi on E Diele, 21 Mars 2021