"Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture", Idrizi-Ramës: Shakaxhi, hoqe emrin e Çamërisë nga librat e Historisë

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një takim elektoral iu rikthye edhe një herë sulmeve ndaj opozitës, nuk mungon as përgjigja e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Pyetjes së kryeministrit, "e dini ç'ndodh sikur ta marrë Ministrinë e Arsimit Tim Idrizi?", i përgjigjet ky i fundit duke i kujtuar Ramës heqjen e emrit të Çamërisë nga librat e historisë dhe protestat disa ditore të studentëve.

Lexo edhe: “Kontratë me pjesë të fshehtë” Rama sulmon opozitën nga Elbasani: I kanë pasur shanset për të treguar se kush janë

Shpëtim Idrizi: Haxhi Qamili me 3 klasë Teknikumi Pikture do mbahet mend si kryeministri që detyroi mijëra nxënës e studentë të dilnin me javë në protestë, dhe që hoqi emrin e Çamërisë nga librat e Historisë.

Shakaxhiu i përparimit duhet të kuptojë që: dhëmbët nuk i ka vetëm për të kafshuar, por dhe për të mbajtur brenda fjalët e ndenjura të trurit të sëmurë.

Ja çfarë mund të ndodhë:

Lexo edhe: “Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë?” Rama nuk resht paralelizmat me opozitën