Panik te pasagjerët, autobusi i transportit qytetas në Vlorë shpërthen në flakë gjatë ecjes
Një autobus i linjës së transportit qytetas në Vlorë është përfshirtë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë gjimnazit "Halim Xhelo".
Siç mësohet, autobusi ka qenë në ecje kur ka marrë flakë por veç panikut te pasgjerët nuk ka shkaktuar të lënduar.
Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një defekt në motor. Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.