Në gjendje të rënduar shëndetësore/ Transportohet me helikopter drejt Tiranës kandidati i PS

Melaim Damzi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, është transportuar dy ditë më parë me urgjencë me helikpter drejt QSUT në Tiranë.

Shkak për këtë, sipas asaj që meson Ora News, është bërë gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

Të njëjtat burime theksojnë se nuk bëhet fjalë për Covid-19.

Damzi, mjek në profesion, është i katërti në listën e PS në qarkun e Dibrës.