Meta: Peshkaqenët e dosjeve të Dibrës dhe Shijakut në listën e kandidatëve për deputetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u pyet sot gjatë një dalje për mediat në sheshin “Nënë Tereza” dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita dhe Presidenti duan të kapin reformën në drejtësi. Ai tha se reforma s’mund të jetë më e kapur se sa është tani,  duke sjellë si shembull dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, për të cilat tha se nga peshkaqenët u kalua tek ca cironka.

Ilir Meta është etiketuar nga kryeministri Edi Rama, në vazhdimësi si personi qe kerkon të pengojë  reformën dhe të kap sistemin e drejtësisë.  

Por Presidenti thotë se s'ka se si mund të jetë e kapur drejtësia më shumë se kaq, e për këtë iu referua dosjes së Shijakut dhe Dibrës për vjedhjen e votës.

Pyetje: Deklaratat tuaja dhe veprimet tuaja janë vërtet për të mbrojtur pluralizmin politik, apo është ashtu sikurse thotë kryeministri Rama për të kapur reformën në drejtësi?

Meta: “Si mund të jetë më e kapur se sa është e kapur reforma në drejtësi? Si mund të jetë më shumë se sa kaq? Vetëm rasti që përmendëm pak më parë, ka ndonjë ndjekje penale për atë situata që ka ndodhur? Kush i del për zot atyre letrave të bakallit pa firmë, pa vulë, pa numër protoklolli? Apo jo?

Së dyti ju e shikoni se si u katandisën dosjet e Shijakut edhe të Dibrës. Nga peshkaqenët që ishin aty, që i ka parë gjithë bota, të cilët janë akoma në listat për deputetë kalon te disa cironka. Është njësoj si me çështjen e drogës, në vend që të vihen paar përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e trafikut të drogës, nëpër burgje kemi ata që janë kapur me dy gram kanabis, me tre gram kanabis.”

Presidenti bëri sërish thirrje ndaj politikës që të mbajë larg duart nga zgjedhjet, duke theksuar se  plani i tij për mbrojtjen e votës do të shpaloset në ditët e ardhshme.

Kreu i Shtetit i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili bëri thirrje që gratë dhe vajzat të ruhen nga harbutëria e Metës dhe Berishës.

Ai tha se mund të ketë vend për përmirësime në sjellje me gratë, por u shpreh se  kur rekomandime të tilla vijnë nga një person kur dihet se si është sjellë me to,  është qesharake.

https://youtu.be/SIXkG6_q60U