"Aty është fryma e atyre që nuk jetojnë" Bujar Asqeriu i bën kërkesën prekëse, Basha: Rikthimi i teatrit është zotimi im
Kryetari i Partisë Demokratike ditën e sotme (17 mars) në kuadër të takimeve është takuar me artistët në qytetin e Vlorës.
I pranishëm në këtë takim ka qenë dhe aktori i njohur Bujar Asqeriu i cili është shprehur se populli shqiptar meriton më të mirën dhe se të gjithë artistët janë të zhgënjyer nga politika.
Ndër të tjera ai i kërkoi Bashës rikthimin e teatrit pasi aty është fryma e artistëve që nuk jetojnë më.
"Artistët janë të pakqënaqur nga politika sepse artistët politika i ka anashkaluar. Nuk i ka vlerësuar, nuk ka investuar për artin dhe një teatër e rrafshuan. Tirana është pa teatër. Tirana ka shkuar 1 milion banorë, në kërkesat e Bashkimit Europian për 100 mijë banorë duhet të ketë një teatër për kaq duhet të jenë 10 teatro. Zoti Basha, i nderuar teatrin ta çoni aty ku ishte. Sepse aty është fryma e atyre që nuk jetojnë dhe atyre që nuk do të jenë nesër "- thotë aktori.
Ndërkohë Basha premtoi se me marrjen e qeverisë Partia Demokratike do të kthejë teatrin aty ku ishte.
"Ky është zotimi im, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte"-thotë Basha.