Kryemadhi në Berat: Mungesa e investimeve të qeverisë dëmtoi fasonët
Pas prezantimit të kandidatit për deputet ne Skrapar, Monika Kryemadhi vijoi takimin dhe me drejtuesit e fasonerive në qytetin e Beratit .
Një ndër problemet përfaqësuesve të këtij biznesi ishte dhe reduktimi i stafit për shkak te Covid.
Kryemadhi u shpreh se mungesa e investimit dhe vëmendjes nga shteti ka shkaktuar këtë situatë .
"Hetimi tatimor ku shkon? Hetimi tatimor shkon te ato biznese të cilët janë të liçensuar, punojnë, rrinë nga mëngjesi deri në darkë që i rrinë punës mbi kokë, kujdesen për njerëzit, nxjerrin para nga xhepi i tyre për të mbajtur punëtorët në punë, vetëm e vetëm që të mos mbyllet biznesi i tyre dhe normalisht jo vetëm që shtojnë kostot e bizneseve ligjore, reale dhe me të vërtetë bizneseve të ndershme dhe në fakt shtojnë edhe mungesën e shpresës dhe të besimit që kanë pastaj bizneset te politika," tha Kryemadhi.
Sipas statistikave rreth 70% e fasonerive kanë kapacitete të renduara ku 8\4 kanë bërë përpjeke për ta shitur biznesin .
"Afërsisht 88.4% e fabrikave të veshjeve dhe të këpucëve në vendin tonë janë shprehur se pandemia ka ndikuar shumë negativisht për ta, ndërkohë që efektet e pandemisë vijojnë të rëndojnë akoma sot e kësaj dite mbi punën e këtij sektori.
Ndër problemet më të mëdha që hasin sot prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve në vend janë rritja e kostove, ulja e prodhimit, mungesa e likuiditetit dhe mungesa e klientëve. 64.1% shprehen se po vazhdojnë punën me kapacitete të kufizuara dhe vetëm 28.2% i janë kthyer punës me kapacitet të plotë."
Një ndër pikat prioritare te programit te LSI është 5% te rimbursimit të shpenzimeve të gjithë bizneseve .