Meta: Dënoj aktin kriminal ndaj prokurorit Arjan Muça, të garantohet mbrojtja e tij dhe e familjes

Presidenti Meta ka reaguar lidhur me vendosjes e një lënde plasëse në makinën e parkuar të prokurorit Arjan Muça.

Meta shkruan në Facebook se e mbështet plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e prokurorit.

Meta shton se çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Meta: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça. Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij. Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Lexo edhe: Eksploziv makinës së prokurorit në Tiranë/ Mesazh për bashkëshorten gjyqtare?

“I maskuar dhe me kapele” Kamerat kapin autorin e eksplozivit në makinën e prokurorit Arjan Muça