“25 prilli dita e ndryshimit” Basha takim në Lezhë: Dyfishojmë ndihmën ekonomike

Gjoba prej 5 milion lekësh për tubimin e organizuar në Kavajë, nuk e ka stepur Kryetarin e Partisë Demokratike të zhvillojë një tjetër takim me prani të shumte të qytetarëve, këtë herw nw Lezhw.

Lulzim Basha u prit nga mbështetës tw Partisë Demokratike .

Sipërmarrësit e njohën Bashën me problemet që ka shkaktuar pandemia por edhe neglizhenca e qeverisë.

Basha tha se PD ka një plan për zhvillimin e biznesit të vogël.

Basha: Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin. Duhet vullnet, duhet vetëm një qeveri që mendon për njerëzit, jo për veten. Jemi të gjithë bashkë. Ju ftoj të bëheni bashkë me ndryshimin në 25 prill, që Lezha të fitojë, fermerët të fitojnë.

Ndërsa në takimet që zhvilloi me familjet në nevojë, ai premtoi dyfishimin e ndihmës ekonomike.

Para qytetarëve të Lezhës, Kryetari i PD u shpreh se në 25 prill nis një kapitull i ri.

Pa largimin e Edi Ramës tha Basha nuk mund të ketë ndryshim.

Basha: Asnjë fëmijë nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike. Arsimi do t’i japë mundësi atyre të ja dalin dhe të ecin përpara në jetë. Lezha i ka mundësitë të krijojë vende punë.

Janë paratë tuaja, i kanë çuar tek një grusht njerëzish. Do të bëhet më e mira, do ju ndihmojmë. Të paktën gjatë pandemisë do ju ndihmojmë me shpenzimet. E para që duhet të lagojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta.