Vrasje për 50 mijë €, Shyti u kontaktua nga Skënder Vathi, bashkëpunoi me 2 persona, po urdhëruesi?

Pas arrestimit në Malin e Zi policia ka rikthyer ditën e sotme në vendin e ngjarjes Ernejt Shytin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Behar Sofisë.

I riu Shyti është i ka treguar sot policisë dhe hetuesve për ngjarjen, si dhe vendi ku hodhi armën pasi kreu krimin.

Shyti ka treguar se armën e ka hedhur në Lanë dhe oficerë të RENEA-s kërkuan për mbi dy orë por për momentin nuk kanë rezultuar të suksesshme kërkimet.

Ndërkohë, Shyti ka treguar se është kontaktuar nga Skënder Vathi për këtë vrasje, ndërsa Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha kanë qenë bashkëpunëtorë të tij.

Leonar Xhixha 30 vjeç i dënuar më parë, Skënder Vathi 54 vjeç dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç tashmë janë në prangat e policisë.

Mësohet se ata kanë ndihmuar Shytin duke e informuar për vendnndodhjen e viktimës.

Sipas dëshmisë së dhënë para efektivëve, Shyti ka bërë me dije se për kryerjen e kësaj vrasjeje i janë ofruar 50 mijë euro.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Policia çon Ernejt Shytin në vendin ku ekzekutoi Behar Sofinë, tregon ku e hodhi armën

Behar Sofia u ekzekutua në zonën pranë Piramidës dhe Katedrales Katolike së kryeqyteti kur sapo kishte dalë nga një qendër tregtare.

Pasi e ka ndjekur viktimën për rreth 30 metra autori e ka qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt ne trup dhe në kokë.

I veshur me kostum sportiv të errët me kapuç dhe maskë anti-Covid është larguar më pas qetësisht me biçikletë drejt bulevardit të Tiranës e më tej drejt liqenit artificial.

Kanë qenë pikërisht kamerat që zbuluan dhe autorin e pas shpalljes në kërkim i ndalua në Malin e Zi.