Rehabilitimi i përroit të “Pal Poçit” shqetësim për banorët, pas interesimit të BOOM zgjidhet problemi
Banorët të cilët jetojnë në zonën e Ali demit, në rrugën "Pasho Hysa" , pranë përroit që quhet përroi "Pal Poçit " ankohen në Boom.
Banorët shprehen se "Para një viti e gjysëm një firmë për nevojat e veta stabilizoi ujërat e zeza, e vazhdoi gërmimet që nga burgu i grave deri këtu te shtëpitë, vendosi tubat, pastaj bëri ecurinë e gërmimi , mati gjatësinë e kanalit, dhe punimet i la përgjysmë."
Si rezultat i gërmimeve janë prishur bazamentet e përroit dhe toka ka çeduar.
Banorët kërkojnë nga ana e firmës të vazhdojë punimet që nisi, të rehabilitoj shtratin e përroit, pasi aty vijnë ujërat e zeza të përroit të "Pal Poçit".
"Puna është lënë deri këtu, nuk e dimë e kujt është detyrë ta vazhdoj ne duam stabilizimit e ujërave të zeza."
Banorët janë ankuar pranë nj. bashkiake nr. 1, ndërkohë kanë marrë dhe një përgjigje nga bashkëqeverisja, pasi njëri nga banorët ka pas pretendime për pronësi, por tashmë janë të gjithë dakord që aty të vazhdohet puna.
"Duam të mbrojmë banesat nga dëmtimi. Ka rrëshqitje dherash."
Emisioni Boom u interesua në firmën e cila ka bërë punime,. Ajo na sqaroi se nuk është lënë asnjë punë përgjysmë.
Punimet janë bërë si donacion ndaj UKT, me fonde private të vetë firmës në një pjesë të përroit.
Madje firma ka ofruar ndihmën ndaj banorëve të "Pal Poçit" për të rehabilituar edhe më tej përroin.
Firma theksoi se nuk janë indiferentë ndaj problematikës dhe të gatshëm për të ndihmuar.
Më datën 15.05.2019 UKT, dërgon një kërkesë për bashkëpunim nga IMT Tiranë, Njësisë administrative nr 1, dhe për dijeni firmën e ndërtimit.
UKT sqaron se firma po kryen me shpenzimet e veta punime për tubëzimin e "Pal Poçit" në pjesën e zbuluar të tij.
Këto punime po kryen në kuadër të kontratës së donacionit të kësaj shoqërie me UKT.
"Meqenëse në këtë përrua gjatë gjithë gjatësisë së tij janë shkarkuar në mënyrë të papërgjegjshme ujërat e zeza nga godinat që ndodhen në zonën ku kalon përroi duke shërbyer për largimin e këtyre ujërave, ky tubacion do t'i kaloj administrim UKT. Punimet nga shoqëria do të kryhen në segmentet sipas planimetrisë bashkangjitur."
Boom u internua pranë UKT për problemin e banorëve. Edhe këtë herë na kërkuan të dorëzojmë një kërkesë me shkrim.
Edhe për një tjetër problem është dërguar kërkesë për informacion më datën 1 shkurt dhe pse kishte kaluar afati zyrtar, nuk është marr përgjigje.
Boom u rikthye ditë më pas në zonën e përroit të “Pal Poçit” ku banorët falenderojnë Boom që ndoqi problematikën dhe firmën për punimet, dhe se tashmë përroi është tubëzuar e ujërat nuk janë më në sipërfaqe.