Basha: Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike

44 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar me denoncimet për keqqeverisjen e Edi Ramës gjatë 8 viteve.

Në instastoryn e tij, Basha pyet ndjekësit nëse është përmirësuar liria ekonomike në Shqipëri? Ndërsa sipas përgjigjeve, 89% e tyre përgjigjen me "Jo".

Sipas fondacionit ‘Heritage’, Shqipëria ka rënë 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike krahasuar me një vit më parë.