VIDEO/ Floriana Garo kalon "provën" e parë, imazhi i fushatës së PD
U largua nga televizioni kohë më parë për tu shpërngulur në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa tani vjen si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.
Po flasim për Floriana Garon, e njohur për eksperiencën e saj televizive në vendin tonë por edhe si Miss World Albania 2012.
Bukuroshja 34-vjeçare bëri pasditen e sotme daljen e parë nga selia blu ku ndër të tjera u shpreh se, kryeministri Edi Rama është problem i Shqipërisë dhe pa largimin e tij nuk mund të ketë ndryshim.
"Edi Rama në 8 vite vetëm ka dështuar. Ai ёshtё problemi i Shqipёrisё dhe pa largimin e tij nuk mund tё ketё ndryshim. Lista e PD ёshtё lista e ndryshimit, shpresёs dhe e njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju.
Pas 8 vitesh dёshtim, pas 8 vitesh ngecje tё Shqipёrisё me Ramёn, tё gjithё Shqiptarёt e dinё tashmё.
Nuk ka rёndёsi kush ёshtё nё listёn e Edi Ramёs dhe kush ёshtё nёn tё. Ajo qё ka rёndёsi ёshtё se Rama ёshtё problemi i Shqipёrisё dhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim".
Pas daljes publike, ish missi bëri edhe një postim në rrjetet sociale.
"Krenare të jem Zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen. #shqiperiafiton #pd",
Floriana është vajza e Profesor Sofokli Garos dhe mjekes Teuta Garos. Ajo ka lindur në Durres më 15 shkurt 1987.
Në vitin 2002 Floriana dhe familja e saj u shperngulën në SHBA ku ajo jetoi për 8 vjet.
Ajo është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në City College of New York dhe ka luajtur volejboll për ekipin e Universitetit, ku ka marrë 2 herë titullin “Lojtarja e Vitit” në vitin 2007, 2009.
/a.r,OraNews