Veliaj propagandë edhe me fëmijët, fushat sportive hapen vetëm për kasetat e bashkisë

Qytetari nr. 1 i Tiranes, Z. Erion Veliaj vazhdon me videot propaganduese në rrjetet sociale.

Me televizionin e tij levizës, më të mirë se kryeministri, i cili xhiron vetëm me një celular, kryebashkiaku kujdeset që nga audio, xhirimi e deri tek montazhi, sigurisht edhe tek njerëzit që marrin pjesë në video, madje edhe kur ndonjë top futbolli i vjen padashje prapa kokës, truprojat e mbrojne, ashtu siç e mbrojnë nga mediat.

Zoti Veliaj reklamoi në rrjet inagurimin e një fushe të re sportive tek "ish parku", njesia 7. Por a fsheu ndonje gjë Lali tek video? A i ngushëllon banorët e zonës kjo fushë sportive?

Shumë pranë kësaj fushe të re sportive, sheh kazana të tejmbushur me plehra.

Ndersa pak metra më tej, sheh gropa me kabllo elektrik të zhveshur, gropa që dikur kanë shërbyer për ndriçim.

Në një vëzhgim të bërë nga gazetari i Ora News dhe operatori, vumë re se Veliaj i hap fushat sa për të bërë video, ndërsa kur fëmijët duan të luajnë paradite apo pasdite, ato janë mbyllur, pa ndonje shpjegim, sic është ajo tek stadiumi "Dinamo".

Veliaj i cili sulmon kundërshtarët politik për mos mbajtjen e maskës, bie ndesh vetë me rregullat e Anti-Covid pasi shiç shihet në shumë video, ai është pa maskë, por edhe në rastin konkret, Veliaj harron dhe nga emocionet i jep doren femijëve që gjenden në fushë!

Ndiqi videon:

https://www.youtube.com/watch?v=5FqMFSX8K-g