Para fushate, në Kolonjë nis asfalti elektoral, 63 mln lekë për mbulimin e gropave

Mbushja e këtyre gropave, do tu kushtojë taksapaguesve në Kolonjë rreth 6 milionë e 300 mijë lekë.

Bashkia e drejtuar nga socialisti, Erion Isai, ka akorduar një tender me objekt “mbylljen e gropave” në Ersekë, Leskovik dhe fshatin Mollas.

Edhe pse punimet duhet të përfundonin në dhjetorin e 2020-s, gropat ende janë të hapura ndërsa Bashkia arsyetohet se kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme.

"Afati i kontratës ka qenë deri në 31.12.2020. Për shkka të kushteve klimaterike dhe Covidit nga ana e subjektit është kërkuar shtyrja e afatit të punimeve, e cila ëhstë jkiratuyar dhe anga ana jonë."

Të revoltuar shprehen qytetarët e Ersekës, të cilët thonë se nuk është bërë asnjë investim.

"Janë vjedhur paratë e popullit. Ky aktori i Rilindjes ka ardhur nja dy-tre herë ka premtuar këtu dhe vetëm rrit taksat."

E njëjta situatë është edhe në Mollas.

"25 vjet që nuk është vënë dorë në rrugët e Mollasit, as ndriçim."

"6 kryetarë komunash janë ndërruar këtu dhe nuk është shtruar rruga."