Baçi: Rama e ka partner krimin, duhet vizituar, mendon se shqiptarët janë budallenj
Në një intervistë për Ora News, publicisti Agim Baçi u shpreh se sado të përpiqet ambasadorja amerikane Rama ka treguar pafuqinë e tij për të larguar nga pushteti krimin.
Baçi tha se Rama është kryesia, është kuvendi, është shteti, policia dhe gjykata dhe ka marrë rolin e gaztorit dhe duket sikur paguhet që të jetë i paguar për spektakle humori.
Baçi: Rama nuk i ka më klientë, por partnerë në pushtet. Prandaj sado të përpiqet ambasadorja amerikane Rama ka treguar pafuqinë e tj për të larguar nga pushteti krimin. Futja e disa emrave të përfolur si pjesëtarë në bande, ai nuk e bën dot se i ka partnerë në pushtet. Ai e ka më të lehtë që të largojë emra si Gjemi apo Hysi. Të largosh këto zonja dhe të mbash Ilir Ndraxhën apo Rajën, është një ato shakatë që mund t'i bëjë vetëm Rama. Edhe PS ka qenë në opozitë, sepse Rama ka qeverisur në mënyrë personale me një grup njerëzish. Ata janë në opozitë sepse Rama ka kaluar në një tallje publike me të gjithë, edhe me parlamentin, se e sheh si një shtojcë të qeverisë së tij.
Rama është kryesia, është kuvendi, është shteti, policia dhe gjykata. Rama ka marrë rolin e gaztorit dhe duket sikur paguhet që të jetë i paguar për spektakle humori. Bëri një bullizëm dhe një racizëm të hapur që duhet ndëshkuar. Rama i ka menduar shqiptarët vërtetë për budallenj. Nuk ka kryeministër në botë që del në Rinas për të pritur një qese vaksina dhe thotë se m'i ka dhënë një shok. Ai duhet vizituar seriozisht. Nuk mund të bësh shaka me një popull kaq hapur dhe shpresoj që shqiptarët të jenë të shqetësuar për këtë.
Baçi shtoi se ndoshta Rama po përgatit një PS në opozitë që askush të mos i kërkojë llogari.
Baçi: Ndoshta Rama po përgatit një PS në opozitë që askush të mos i kërkojë llogari. Nga emrat e atyre që ka prezantuar nuk kanë ndonjë sfond politik. Ndoshta më shumë po mendon si një kryetar opozitar tashmë. Rama nëse do të ishte krenar për rindërtimin e dhe tërmetin, atëherë do të kishte dalë bashkë me Manastirliun dhe Ahmetajn, por nuk e bëri këtë. Ka një qasje erotike duke thënë se është më i mirë, por nuk ka një shpjegim ku i ka çuar paratë dhe si i ka trajtuar shqiptarët. Mënyra se si prezantoi sot ishte një turp si ato gratë e lagjes që nuk merret me punë, por vetëm me llafe.