Hapësira për fëmijët në Tiranë? Qytetarët nxjerrin bllof Veliajn: Vetëm pallate dhe beton!
Në videon e radhës te propagandës, kryebashkiaku Veliaj tha se "nuk duhet të sakrikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë për zaptim territoresh".
Në dukje interesante, por gjithmonë e ka një por...
Veliaj mendon për të ardhmen e fëmijëve, por vetëm në video.
Në realitet, gazetari i Ora News dhe operatori vëzhguan dhe panë si është situata.
Jashtë propagandës së Kryebashkiakut, qyetarët shprehen kështu:
"Kemi parqe! Bashkia ka punu shumë mirë, unë jetoj në Paskuqan"
Gazetari: Ju punoni në bashki?
"Po atje punoj".
Ndërsa të tjerë shprehen.
"Në vend të hapësirave ka vendosur koshat e plehrave".
"Jo nuk ka, as hapësira as parqe, ka vetëm parkingje. Jetoj në Medrese, mund të vini t'a shihni".
Ndërsa dikush tjetër shprehet.
"Nuk ka, shoh vetëm pallate dhe beton. S'janë kryebashkiakë këta, e kanë bërë çdo gjë private".
Ndërkohë, pamjet e Ora News që Veliaj zakonisht nuk i reklamon, tregojnë kullat që po i zënë frymën Tiranës.