Koncesionet nuk ndalen, zgjatet Rinasi, firmoset sërish skanimi në dogana
Kuvendi ka rrëzuar me 84 vota dekretin e Presidentit Meta për aeroportin e Rinasit. Përplasje pati mes deputetëve edhe për koncesionin e skanimit, të cilin Denaj e konsideroi një sukses.
Edhe në fund të mandatit, socialistët, vazhdojnë të marrin vota nga opozita e re.
Me 84 vota pro është rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi rrëzimin e marrëveshjes për zgjatjen me 13 vite të koncesion të aeroportit të Rinasit.
Edhe një herë në sallë, socialistët folën për njanshmëri të Kreut të Shtetit.
Valteri: Rrezikshmëria e Kreut të Shtetit siç duket është bërë e papërballueshme, është bërë e papërballueshme për shtetin, biznesin dhe mbi të gjitha për të ardhmen e vendit.
Debate mes opozitës parlamentare dhe ministres Denaj janë zhvilluar dhe mbi koncesionin e skanimit të kontejnerëve.
Denaj: Mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëëria do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok, të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e BE. Referuar të dhënave zyrare ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona.
Hajdari: I keni gënjyer, i keni mashtruar gjithë këto vite por ju e dini fare mirë që shqiptarët po zgjohen dhe nuk i keni në xhep absolutisht fare.
Pavarësisht kësaj socialistët arritën të marrin më shumë vota nga sa deputetë kanë në Kuvend.