Leli refuzon Ramën, nuk le bashkinë e Vlorës për tu bërë deputet
Dritan Leli refuzon ofertën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e garës më 25 Prill.
Burime për Ora News bëjnë me dije se, Leli nuk ka pranuar kërkesën e kryesocialistit për të hequr dorë nga mandati i kryebashkiakut të Vlorës dhe për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Lexo edhe: E njofton Rama për 8 Mars/ Ish-ministrja Eglantina Gjermani largohet nga gara e 25 Prillit
Më herët, u njoftua edhe moskandidimi i Eglantina Gjermenit dhe Musa Ulqinit. Këtij të fundit nuk i ka pëlqyer rënditja e tij në një pozicion jo të sigurtë.
Në ora 18:00 Partia Socialiste mbledh Kryesinë e saj ku edhe do të bëhet zyrtarizimi i listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Lexo edhe: Rama e vendos në pozicion jo të sigurtë, Musa Ulqini largohet nga gara për deputet
Mesnata e sotme është afati i fundit kur partitë politike mund të dorëzojnë listat e kandidatëve pranë KQZ-së.
Ndryshimet më të mëdha kanë qenë në listën e Tiranës, ku shihet që është lëvizur ministrja Olta Xhaçka drejt qarkut të Dibrës, e ndjekur nga kryebashkiaku Dionis Imeraj, Lavdërim Krashi, emigrant. Qarku do të kryesohet nga Etilda Gjonaj, ndërsa një rikonfirmim ka marrë edhe ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shefja e infektivit Najada Çomo, prefekti Toni Gogu, Dallëndyshi Bici dhe Alqi Bllako mund të jenë deputetët e rinj të PS, ndërsa deputetët Ylli Shehu, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi të ardhur nga opozita parlamentare, do të sfidojnë vetën në listën e mazhorancës në kryeqytet.
Më poshtë gjeni edhe renditjen në listat paraprake të kandidatëve për deputet të PS:
BERAT 2017 BERAT 2021 7 mandate
1-Blendi Klosi 1. Blendi Klosi
2-Ermonela Felaj 2. Hatixhe Ikonomi (nënkryetare e Bashkisë)
3-Adnor Shameti 3. Fadil Nasufi
4-Fadil Nasufi 4. Nasip Naço
5. Bardhyl Kollçaku
DIBËR 2017 DIBËR 2021 nga 6 do të ketë 5 mandate
1-Ilir Beqaj 1. Olta Xhaçka
2-Almira Xhembulla 2. Dionis Imeraj
3. Lavdërim Krashi
GJIROKASTËR 2017 GJIROKASTËR 2021 Nga 5 do të ketë 4 mandate
1-Blendi Cuçi 1. Blendi Cuçi
2. Mirela Kumbaro 2. Mirela Kumbaro
3. Flamur Golemi
KUKËS 2017 KUKËS 2021 3 mandate
1-Mimi Kodheli 1. Gerta Duraku
LEZHË 2017 LEZHË 2021 7 mandate
1-Lindita Nikolla 1. Lindita Nikolla
2-Pjerin Ndreu 2. Eduard Ndrecaj
3-Gjetan Gjetani 3. Shpresa Marnoj
KORCË 2017 KORCË 2021 11 MANDATE
1-Niko Peleshi 1. Niko Peleshi
2-Eduard Shalsi 2. Ilir Pendavijni
3-Elisa Spiropali 3. Blerina Gjylameti
4. Ilirian Pendavinji 4. Maksi Fejzullahu
5-Ilir Xhakolli
6-Edlira Bode
DURRËS 2017 DURRËS 2021 14 MANDATE
1. Eglantina Gjermeni 1. Edi Rama
2. Milva Ekonomi 2. Milva Ekonomi
3. Fidel Ylli 3. Luljeta Bozo
4. Ilir Ndraxhi 4. Lefter Koka
5. Rolant Xhelilaj 5. Klodiana Spahiu
6. Jurgis Çyrbja
7. Rrahman Rraja
8. Klodiana Spahiu
ELBASAN 2017 ELBASAN 2021 14 MANDATE
1. Taulant Balla 1. Taulant Balla
2. Evis Kushi 2. Evis Kushi
3. Arben Kamami 3. Saimir Hasalla
4. Musa Ulqini 4. Albana Hana
5. Anastas Angjeli 5. Erald Xhani
6. Luan Duzha 6. Besjan Ajazi
7. Nuri Belba 7. Klevis Xhoxhi
FIER 2017 FIER 2021 16 MANDATE
1. Erion Braçe 1. Erion Braçe
2. Adelina Rista 2. Gramoz Ruçi
3. Bashkim Fino 3. Haki Çako
4. Ismet Beqiraj 4. Petro Koçi
5. Antoneta Dhima 5. Antoneta Dhima
6. Bujar Çela 6. Luan Bregasi
7. Tatiana Piro(Nurçe)
8. Anduel Xhindi
9. Gramoz Ruçi
10. Xhevit Bushaj
VLORË 2017 VLORË 2021 12 MANDATE
1. Damian Gjiknuri 1. Damian Gjiknuri
2. Vilma Bello 2. Anila Denaj
3. Alket Hyseni 3. Alekt Hyseni
4. Vullnet Sinaj 4. Vullnet Sinaj
5. Andrea Marto 5. Edi Rama
6. Edi Rama 6. Vasil Llajon
7. Edmond Leka
8. Fatmir Velaj
SHKODËR 2017 SHKODËR 2021 11 MANDATE
1. Ditmir Bushati 1. Ilir Beqaj
2. Paulin Sterkaj 2. Benet Beci
3. Senida Mesi 3. Majlinda Angoni
4. Luan Harusha 4. Paulin Stërkaj/Luan Harusha
TIRANË 2017 TIRANË 2021 NGA 34 NË 36 MANDATE
Elona Gjebrea 1. Etilda Gjonaj
2. Besnik Baraj 2. Pandeli Majko
3. Olta Xhaçka 3. Ervin Bushati
4. Blerina Gjylameti 4. Ogerta Manastirliu
5. Pandeli Majko 5. Fatmir Xhafaj
6. Saimir Tahiri 6. Arben Ahmetaj
7. Vasilika Hysi 7. Klotilda Bushka
8. Ervin Bushati 8. Arben Pëllumbi
9. Ogerta Manastirliu 9. Belinda Balluku
10. Fatmir Xhafaj 10. Toni Gogu
11. Rakip Suli 11. Najada Çomo
12. Arben Ahmetaj 12. Dallëndyshe Bici
13. Xhemal Qefalia 13. Alqi Bllako
14. Sadri Abazi 14. Mimi Kodheli
15. Ulsi Manja 15. Elisa Spiropali
16. Klotilda Bushka 16. Etjen Xhafaj
17. Sadi Vorpsi 17. Xhemal Qefalia
18. Arben Pëllumbi 18. UlSI Manja
/a.r,OraNews