Në kërkim për kanosje me armë, ekstradohet nga Franca 31-vjeçari

Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Francë dhe më pas është ekstraduar drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar B. B., 31 vjeç. Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris.

Siç bën me dije policia, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19 shtator të 2019, në Kukës, ku është qëlluar  me armë zjarri në drejtim  të  mjetit të  shtetasit  F. C.