Tjetër humbje për futbollin argjentinas, ndahet nga jeta ish kampioni i Botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2021, 18:08
Futbolli argjentinas në zi.
Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta Lepoldo Luque, ish futbollisti i La Selecion i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.
Një lajm i keq ky pasi bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit argjentinas. Luque u shpall kampion bote me kombëtaren argjentinase në vitin 1978, ku mundën Holandën në finale me rezultatin 3-1.
Leopoldo Luque realizoi 4 gola në vitin 1978 kur Argjentina u shpall kampione bote, gjithashtu gjithsej shënoi 21 gola në 43 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste”.
