"Ndryshimi në Shqipëri është urgjencë absolute" Kraki: Studenti francez më pyeti për zgjedhjet me një parti

Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në një intervistë për RTV Ora ka komentuar faktin që në Shqipëri ka ardhur koha e një ndryshimi të rëndësishëm politik.

Krakia ka thënë se për këtë duhet të mobilizohen të rinjtë, teksa ka rrëfyer edhe një rast kur një student francez e ka pyetur se si ka mundësi që zhvillohen zgjedhje me një parti.

Kraki: Në Shqipëri duhet të mobilizohen të rinjtë, edhe pse nuk kanë mbetur shumë sepse kanë ikur shumë këto vitet e fundit. Mendoj që në Shqipëri është rinia nga njëra anë, prindërit nga ana tjetër në një farë forme. Prindërit që u ndjenë fajtorë për gabimet që kishin bërë në zgjedhje dhe të rinjtë që në fakt kishin shembullin konkret të dështimeve, u bashkuan në një pikë për ndryshim. Ndryshimi duhet të ndodhë në Shqipëri gjithsesi. Është urgjencë absolute.

Me qeverinë aktuale, me formatin e kulturës dhe politikës aktuale Shqipëria ka dalë nga çdo radar i BE, ka dalë nga çdo radar i aleancave të fuqishme. Para një jave një student francez në Paris më kujtoi dhe më tha: Si ka mundësi z. Kraki që në Shqipëri, një vend kandidat për BE të bëhen zgjedhje me një parti? Si ka mundësi që në Europë të pranojmë shtete që nuk pranojnë parti të tjera.  Unë ia dëshmova pak, por kjo dëshmon që edhe Shqipëria është futur në një cikël të delegjetimimit si shtet. Sot nuk e merr kush si seriozisht Shqipërinë se legjitimiteti i shtetit, institucionet, Gjykatat, cirku dhe spektakli me Gjykatën Kushtetuese, me SPAK, me verifikimet, me Vettingun, të gjitha këto dalin që në fakt nuk kanë qenë as iniciativa serioze sa duhet dhe as iniciativa efikase sa duhet. Kjo ka bërë që Shqipëri të mos konsiderohet as si serioze dhe as si e besueshme, ndaj bisedimet nuk filluan kurrë.

Intervista me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Tea Islamaj.