Rama në Shkodër për vaksinat, policia "blindon" rrugët

Kryeministri Rama mbërriti sot në Shkodër për nisjen e fushatës së vaksinimit.

Forca të shumta policie kanë përforcuar masat që në hyrje të qytetit.

Banorët e zonave të përmbytura kishin lajmëruar se do ta presin me protesta te Bexhisteni, në hyrje të Shkodrës, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kryeministri kaloi i qetë në shoqërimin e policisë.

Vaksinimi nis sot edhe në Vlorë. Procesi do të kryhet në ambientet e Pallatit të Sportit për bluzat e bardha për të gjithë jugun.

Janë 1500 vaksina që kanë mbërritur.