KQZ regjistron Partinë e Doshit dhe 15 parti të tjera për zgjedhjet

Partia e Tom Doshit do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e deputetit për t’u regjistruar. Por PSD-ja është regjistruar me Kryetar Ëngjëll Bejtjen.

Ndryshe nga shkresa e 9 shkurtit e cila kishte firmën si titullar deputetin Doshi. KQZ sqaron se ky ndryshim ka ardhur pas kërkesës për të plotësuar dokumentacionin.

Regjistrimi i Tom Doshit në zgjedhje është kundërshtuar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Përveç PSD, KQZ ka regjistruar edhe 15 subjekte të tjera politike për të marrë pjesë në parlamentaret e 25 prillit. Mes tyre PD dhe LSI si dhe aleatët e tjerë të opozitës përveç dokumentacionit në bazë të Kodit për t’u regjistruar  në KQZ kanë dërguar edhe 5 mijë firmat nga mbështetësit e tyre.

KQZ ka regjistruar edhe PS, si dhe kandidatin e pavarur Iljaz Shehu në Qarkun e Lezhës . Partitë politike që nuk janë regjistruar ende kanë afat deri mesnatën e 15 Shkurtit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Partitë e regjistruara në KQZ.

Partia Socialiste.

Partia Demokratike.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Aleanca Për Barazi  Dhe Drejtësi Evropiane.

Partia Kombëtare Konservatore Albania.

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare.

Partia Bashkimi Liberal Demokrate.

Partia Bashkimi Për Të Drejtat e Njeriut.

Partia Partisë Republikane.

Partia Aleanca Demokristiane.

Partia Minoriteti Etnik Për të Ardhmen.

Partia Nisma Thurje.

Partia Social Demokrate.

Partia Aleanca Kombëtare.

Partia Demokracia Sociale.

Partia Komiteti Nismëtar. (kandidat i pavarur)