Prifti i Bizës mbetet i bllokuar në borë, banorët i hapin rrugën me lopatë dhe e shtyjnë

Bora vijon të shkaktojë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Kjo makinë mbeti e bllokuar në aksin rrugor Biz-Drac-Kepi i Rodonit.

Brenda saj ishte prifti i Bizës që ishte nisur drejt Kepit por nuk arriti të kalojë.

Është dashur ndërhyrja e njerëzve fillimisht për ti hapur rrugën me lopatë nga bora dhe më pas për ta shtyrë që të vijojë rrugën.

E gjithë zona është e izoluar nga bora.

Fshati Bizë është i izoluar nga 2 krahët dhe ka 4 ditë pa energji elektrike.