Shijak arrestohet 23 vjeçari palestinez që plagosi me thikë në dorë taksistin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 11:13
Policia e Shijakut ka arrestuar 23 vjeçarin palestinez i cili qëlloi me thikë në dore taksistin në datën 13 shkurt 2021. Shtetasi me iniciale M.B e goditi me qëllim për ti vjedhur taksinë shtetasit M.D me të cilin po udhëtonte nga Tirana për në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e mbetur tentativë, shtetasin M. B., 23 vjeç, pasi në Fllakë, Shijak, ka goditur me thikë në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.” njofton policia