I riu kërcënonte të dashurën se do i nxirrte videot intime, i mori 3000 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 10:42
Policia e Tiranës ka vënë në pranga K.K, 24 vjeç, i cili shantazhonte të dashurën përmes videove intime. Kuluçi i kërkonte asaj 5000 euro në këmbim që mos i bënte publike këto video.
Nga hetimet paraprake mësohet se vajza i ka dhënë dhe herë të tjerë shuma monetare deri në 3000 euro 24 vjeçarit. Ky shtetas jetonte më së shumti në Angli ku ka qenë i proceduar penalisht për vjedhje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.