Prej një jave i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën ish-prefektit të Vlorës

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-prefektit të Vlorës, Eduart Veçani.

61-vjeçari prej një jave ishte i shtruar në një spital privat, por nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Eduard Veçani mbajti detyrën e  prefektit të  Vlorës nga nëntori i vitit 2010 deri në tetor 2013. 

Veçani njëherësh ishte qytetar i angazhuar duke ngritur zërin për problematika të ndryshme në qytet.