Dhjetra kamionë 48 orë pritje në Kakavijë sot nis lëvizja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 09:21
Pas dhjetra orë pritjeje pala greke ka dhënë leje për lëvizjen e dhjetra mjeteve të tonazhit të rëndë të cilët kishin mbetur në anën tjetër të kufirit në Kakavijë.
Policia greke lëshoi urdhër dje se nuk lejonte lëvizjen e kamionëve për shkak të kushteve të vështira të motit. Kjo ka krijuar kaos edhe mes autoriteteve greke.
Sot me përmirësimin e motit autoritetet lejuan lëvizjen e kamionëve.
Kamionët qëndruan të bllokuar që prej pasdites së djeshme ndërkohë do të lejohej qarkullimi i auto veturave vetëm me zinxhirë.